Sport

Kryeministri Haradinaj i dhuron flamurin e Kosovës futbollistit Hadërgjonaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në qeveri futbollistin e Huddersfield Town, Florent Hadërgjonaj, që së fundi i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.

Hadërgjonaj muajin e kaluar njoftoi se ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në nivel ndërkombëtar, në muajin qershor është grumbulluar për herë të parë te ‘Dardanët’.

Haradinaj gjatë ditës së sotme të pritur në zyrën e tij, Hadërgjonajn, të cilit i ka dhuruar edhe një flamur të Republikës së Kosovës.

“I rritur në Zvicër dhe lojtar i Huddersfield Town në Angli, Florenti zgjodhi kthimin tek rrënjët e veta, në atdhe, për t’i vazhduar sukseset, tash në Kosovën tonë!

Pata kënaqësinë që sot ta prisja në takim Florent Hadërgjonaj, futbollistin me përvojë ndërkombëtare, i cili na gëzoi me vendimin për t’iu bashkuar ekipit tonë përfaqësues në futboll. Faleminderit Florent!RH”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Florent Hadërgjonaj pritet të debutojë te Kosova më 7 qershor, në ndeshjen kundër Malit të Zi./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli