Rajon & Botë

Kryeministri i Australisë tallet me Trumpin, pak muaj pasi ky i fundit ia mbylli telefonin

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, është tallur me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke i përmendur tërthorazi lidhjet e tij me Rusinë, sipas një bisede telefonike të publikuara nga mediat australiane.

Turnbull, i cili pati një telefonat të parë jo miqësore me presidentin amerikan në fillim të këtij viti, është xhiruar duke e imituar Trumpin në një ballo të mediave në Parlamentin e Australisë të mërkurën në mbrëmje, ngjarje kjo që ishte jozyrtare.

“Donaldi dhe unë…ne po fitojmë në sondazhe. Vërtet po, ama jo në sondazhe të rreme. Ne po fitojmë në sondazhe të vërteta. E dini, në sondazhet online. Është e lehtë t’i fitosh ato,” Turnbull dëgjohet duke thënë në telefon.

Duke iur referuar Trumpin, ai ka shtuar: “E kam këtë rusin…”

Një gazetar australian e ka publikuar bisedën më vonë, duke thënë se ai nuk ishte në atë ngjarje prandaj se nuk kufizohej nga rregulli i konfidencialitetit.

Turnbull ka thënë pas publikimit se është i zhgënjyer nga publikimi, për të cilin ka thënë se e ka shkelur protokollin.

the authorE B