Sport

Kroos: Më kishte munguar ndjenja e fitores

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos, ka bërë të ditur se është lehtësuar pas fitores së skuadrës së tij mbrëmë në Ligën e Kampionëve kundër Viktoria Plzenit, pasi që atij i kishte munguar ndjenja e fitoreve.

Kroos u gëzua që skuadra e tij arriti ta sigurojë fitoren e parë pas pesë ndeshjeve pa fitore, katër prej të cilave ishin humbje. Kjo fitore bëri që presioni mbi lojtarët dhe trajnerin të zvogëlohet paksa para El Clasicos, përcjell Gazeta Express.

Megjithatë, përkundër formës jo të mirë në të cilën është duke kaluar klubi, skuadra e Real Madridit arriti të sigurojë fitore në ndeshjen e mbrëmshme kundër Viktoria Plzenit, përmes golave të shënuar nga Karim Benzemës dhe Marcelos.

“Më ka munguar me të vërtetë ndjenja e fitores sepse në vitet e fundit ishim mësuar me këtë ndjenjë. Por, unë isha i sigurt se do t’i kthehemi fitoreve. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë gjithçka nuk ishte e përsosur”, ka thënë Kroos.

“Sigurisht, nuk ishte gjithçka keq më parë dhe tani dhe nuk gjithçka mirë. Ne duhet të vazhdojmë. Gjëja e vetme që mund të bëjmë është të vazhdojmë të punojmë dhe të krijojmë mundësi të mira për të shënuar gola”.

“Ne mund t’i kishim shënuar katër apo pesë gola, por është më mirë që i kemi krijuar të gjitha këto mundësi. Megjithatë, kjo është diçka në të cilën duhet të punojmë më shumë. Ne nuk kemi shënuar mjaftueshëm gola nga mundësitë që kishim”. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli