Toni Kroos ia ka dhënë meritat trajnerit Pep Guardiola, për futbollistin që është sot
Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka falënderuar trajnerin Pep Guardiol për lojtarin që është sot, ani pse me të punoi vetëm një sezon.
Ai beson se trajneri spanjoll bëri gjënë e duhur duke e vendosur të luante në mesfushë.
“Karrierën time e shoh në faza: Jupp është trajneri më i rëndësishëm në fillim të karrierës time në Leverkusen dhe Bayern Munich”, tha fillimisht Kroos për mediat gjermane.
“Pep Guardiola më vendosi në mesfushë, çka ju përshtat në mënyrë perfektë stilit tim dhe më ndihmoi të jem ky që jam sot”, u shpreh në fund gjermani.
Pas vetëm një viti me Guardiolan, Kroos u transferua në Real Madrid, ku është i pazëvendësueshëm në formacionin e parë. /Express/