Reprezentacioni i futbollit të Kroacisë në kualifikimet për botërorin “Rusia 2018” në grupin I mposhti në Zagreb Ukrainën me rezultat 1:0 (1:0).
Golin e vetëm në takim e shënoi N.Kalinic në minutën 38.
Pas kësaj fitoreje Kroacia është e para në grup me 13 pikë, pasuar nga Islanda e cila sonte mposhti Kosovën 2:0, dhe që ka 10 pikë, Ukraina është e treta me 8 pikë, po aq sa ka edhe Turqia, e cila sonte fitoi kundër Finlandës 2:0. Kosova renditet e gjashta dhe e fundit në grup me vetëm një pikë./Kosovapress/