Sport

Kroacia e shokon Argjentinën, Messi dhe kombëtarja e tij rrezikojnë seriozisht eliminimin

Kombëtarja e Argjentinës është shokuar duke pësuar humbje nga Kroacia në grupin D në Kupën e Botës.
Skuadra e Lionel Messit, po rrezikon seriozisht eliminimin nga Kupa e Botës, pasi është mposhtur 3:0 nga kombëtarja e Kroacisë në ‘Nizhny Novgorod Stadium’.

Kjo humbja për Argjentinën vjen pas barazimit 1:1 me Islandën në ndeshjen e parë.

Pjesa e parë nuk solli gola, edhe pse rastet për shënim i patëm të dy skuadrat

Te goli i epërsisë i shënuar nga Ante Rebic, Kroacia u ndihmua nga portieri Wilfredo Caballero, që bëri një gabim të pafalshëm.

Kroacia, golin e dytë e arriti në minutën e 80’, kur Luka Modric shënoi një super-gol për 2:0.

Golin e tretë dhe të deklasimit për Argjentinën e shënoi Rakitic në minutën e 92′.

Me këtë fitore, Kroacia numëron 4 pikë, ndërsa Argjentina 1, duke shpresuar në dështimin e Islandës nesër ndaj Nigerisë./Lajmi.net/