Sport

Kroacia, 300 milionë euro larg Kosovës

Përfaqësuesja e Kroacisë ka lojtarë shumë më cilësore sesa Kosova, me të cilën do të përballet me 6 tetor në ‘Loro Boriçi’, në kuadër të eliminatoreve për ‘Rusia 2018’.

Kroacia gjithnjë ka lojtarë në nivelin më të lartë botëror, por me përfaqësuesen vazhdon t’i kërkojë sukseset që i pati në kampionatet e para të saj.

Vlera e lojtarëve që u grumbulluan te Kroacia për ndeshjen e kaluar eliminatore është plot 325,5 milionë euro.

Kurse, derisa vlera e lojtarëve të përfaqësueses së Kosovës është vetëm 20,6 milionë euro, shkruan “Koha Ditore”.

Kosova e pret Kroacinë më 6 tetor në ndeshjen e dytë eliminatore për botërorin e futbollit “Rusia 2018”. Ndeshja luhet në Shkodër.

Në ndeshjet e para, më 5 shtator, Kosova barazoi 1:1 në udhëtim me Finlandën, derisa Kroacia në shtëpi luajti po ashtu 1:1 me Turqinë.