Sport

Kroaci vs Kosovë luhet sot në ora 14:30

Ndeshja e ndërprerë ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, do të vazhdojë sot duke filluar nga ora 14:30, kanë thënë për KosovaPress, zyrtarët e FFK-së.

Kroaci vs Kosovë, është ndërprerë të shtunën për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në ‘Maksimir’, në Zagreb.

Ndeshja është ndërprerë në minutën e 22-të, kur rezultati ishte ende 0-0.