Sport

Krizë te Barcelona, askush nuk dëshiron të transferohet në Camp Nou

Barcelona po ka shumë vështirësi në transferimin e një sulmuesi

Drejtuesit e Barcelonës janë në kërkim të një sulmuesi, i cili do të mund të zëvendësonte njërin nga tre sulmuesit Messu, Suarez dhe Neymar.

Por, ata po kanë shumë probleme, pasi askush nuk dëshiron të transferohet në Barcelonë, shkruan Sport.

Këtë e kuptuar edhe Drejtori Sportiv, Robert Fernandez, i cili tha se të gjithë sulmuesit po hezitojnë të konkurrojnë për një vend me treshen Messi, Suarez dhe Neymar.

Deri tash Barcelonën e kanë refuzuar Ben Arfa dhe Nolito, ndërsa ende përgjigje nuk kanë kthyer Gaeiro, Gabigol dhe Vietto.