Vonesa e konstituimit të institucioneve të Qeverisë së Kosovës edhe më tej mbanë peng funksionalizimin e ligjit për Trepçën dhe formimit të anëtarëve të bordit.
Që nga tetori i vitit të kaluar bëhen afërsisht një vit që kur ky ligji për Trepçën u miratua nga Kuvendin e Kosovës, nuk është marrë më asnjë hap nga ministritë përkatëse të Qeverisë e cila ka 80% të aksioneve në këtë gjigant të prodhimit.
Ish-deputeti Muhamet Mustafa ka thënë për Indeksonline se përgjegjësi kryesor se pse nuk ka filluar përzgjedhja e anëtarëve të bordit drejtues menjëherë pas miratimit të ligjit për Trepçën, është Ministria e Zhvillimit Ekonomik, e cila ka pas një detyre të tillë.
“Ministria e zhvillimit Ekonomik nuk i ka zhvilluar procedurat me kohë duke u vonuar shpalljen e konkurseve dhe propozimeve për anëtarë të bordit e kjo ka një rëndësi shume të madhe për arsye se ndonëse ligji është një dokument i rëndësishëm dhe i ka hapë perspektivat që Trepça të bëhet një korporatë moderne ai nuk i zgjedh të gjitha problemet. Për tu zbatuar ligji nevojitet aktiviteti i bordit mbikëqyrës të Trepçës, dhe natyrisht politikat ekonomike të Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit gjithashtu”, ka thënë Mustafa.
Sa i përket emërimit të anëtarëve të bordit mbikëqyrës për Trepçën, ai më tutje është shprehur se emërimi i kësaj përbërje në të ardhmen nuk duhet të zgjidhet në bazë të militantëve të partive por me njerëz profesionit.
“Esenciale është që anëtaret e bordit për Trepçën të çilët do të emërohen të jenë kompetent të çilët janë të pavarur të çilët nuk do të ju nënshtrohen ndikimeve dhe interesave të politikës ose partive. Në bazë të praktikës së kaluar, në këto borde janë punësuar njërës në shërbim të politikës, unë kamë kërkuar nga një organizate britanike e cila është kontraktu prej ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të kuvendit që ti luftoj grupet e interesit në emërime për anëtar të bordit, ata kanë shprehur interesimin që të involvohen në fazat e inervistimit dhe përzgjedhjes së këtyre anëtarëve që të jenë sa më profesional”, ka thënë ai.
Mustafa është shprehur se pret që brenda këtij viti të krijohet bordi për Trepçën dhe të filloj funksionalizimi i Trepçës, sipas tij kjo është shumë urgjente për arsye se duhet të konstituohet korporata, në mënyrë që të filloj funksionimi i saj i mirëfilltë./Indeksonline/