Rajon & Botë

Kriza në Lindjen e Mesme, rriten kërkesat e Azisë për naftën

Kërkesat e Azisë për naftën e papërpunuar do të shënojnë rekord gjatë prillit, sidomos për shkak të krizës në Lindjen e Mesme si dhe frenimit të eksportit nga Arabia Saudite. Çmimi për barrel pritet të ngritët nga 80 dollarë në 100 dollarë, raporton Reuters.

Shumica e analistëve kanë potencuar eskalimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, krizën në Venezuela dhe shkurtimet në furnizim nga Arabia Saudite, por, edhe prodhues të tjerë, si shkaktarë të ngritjes së çmimit të naftës.

“Ngritja e tensioneve në Lindjen e Mesme, sigurisht, ka luajtur rol në ngritjen e çmimit të naftës, por, besojmë se tregu fizik luan rolin kyç”, thotë një ekspert i një banke amerikane për investime.

Të dhënat tregtare në ‘Thompson Reuters’ tregojnë importet detare të naftës së papërpunuar, kryesisht nga blerës kryesor nga Azia, të shënojnë rekord gjatë këtij muaji. Një pjesë e madhe e saj do të shuaj edhe etjen e Kinës, shkruan Reuters.

the authorE B