ShowBiz

Krimineli i famshëm seksi në lidhje me këtë miliardere (Foto)

Nuk kalon një javë pa fotot e saj në median rozë. Chloe Green, vajza e miliarderit Sir Philip Green, e kalon shumicën e kohës në jahtet e babait në Mesdhe.

Jeta është thjesht pushime për 36-vjeçaren, pasi babai i saj ka në pronësi tre jahte të mëdhenj.

Por së fundmi, e bija ka ngjallur shumë debat në rrjetet sociale. Ajo u fotografua duke u puthur me të dashurin e ri. Është Jeremy Meeks, i cilësuar si krimineli më seksi.

Para disa kohësh mediat publikuan foton e tij në rajonin policor dhe ajo bëri xhiron e rrjetit. Meeks është anëtar i një bande kriminale.

Pasi doli nga burgu, ai u bë i famshëm, madje mori pjesë edhe në disa sfilata mode. Në Instagram ai ka plot 1.2 milionë ndjekës, të cilëve u postoi një foto me të dashurën e re.

Chloe nga ana e saj postoi një foto në restorant me të dashurin e ri, ku shkruante: “Vetëm fillimi. Ne e vlerësojmë të gjithë dashurinë dhe urrejtjen”.

the authorE B