Sport

Kreu i Federatës së Basketbollit ngacmon federatat e tjera (Foto)

Erolld Belegu, kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka ngacmuar federatat tjera pas fitores historike të Kosovës në ndeshjen ndaj Maqedonisë
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka shkruar historinë duke shënuar fitoren e parë në arenën ndërkombëtare.

Ekipi kosovar arriti që të fitoj ndaj Maqedonisë në para-kualifikimet për Botërorin ‘Kina 2019’, shkruan Express.

Besoni ose jo, kjo është fitorja e parë zyrtare e Kosovës në arenën ndërkombëtare në të gjitha gara (basketbollit, futboll, volejboll).

“Pas 32 ndeshjeve zyrtare të Kosovës në basketboll, futboll, hendboll dhe volejboll, basketbolli ka shënuar fitoren e parë! Edhe të dytën kësmet, e kështu me radhë”, ka shkruar Belegu në Facebook.

Kosova ndeshjen e radhës do ta luajë ndaj Estonisë, në Tallin, me 9 qershor. /Express/