Aktuale

Krasniqi: Si deputet do të kërkoj drejtësi për Astrit Deharin

Deputeti i zgjedhur Frashër Krasniqi i cili qe 20 muaj gjendet në arrest shtëpiak është regjistruar sot si deputet i ri në Kuvendin e Kosovës.

Pas regjistrimit Krasniqi tha se mendjen e ka tek kolegët e tij, aktivistët e Vetëvendosjes që gjenden në arrest shtëpiak dhe paraburgim, Atdhe Arifi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti të cilët bashkë me të akuzohen se kanë sulmuar Kuvendin e Kosovës gushtin e vitit të kaluar.

Krasniqi tha se bashkë me deputetët e VV-së në Kuvendin e Kosovës do të kërkojnë drejtësi pa kompromis për vdekjen e aktivistit të VV-së Astrit Dehari në burgun e Prizrenit, nëntorin e vitit të kaluar.

Deputeti Krasniqi tha se ka marr leje nga Gjykata për t’u regjistruar dhe për të marr pjesë në seancën konstituive që do të mbahet më 3 gusht./KosovaPress/

the authorE B