Memli Krasniqi, deputeti i PDK’së tha se mos votimi i programit IPA, që para pak minutash shefi i grupit parlamentar të LDK’së Avdullah Hoti, tha se nëse kryeministri Haradinaj nuk jep llogari lidhur me formimin e Qeverisë, do të votojnë kundër kësaj marrëveshjeje të IPA’s.
Krasniqi në seancën e Kuvendit e cila po vazhdon të mbahet, tha se LDK nuk mund të vë kushte të tilla si mos votimi për marrëveshjen IPA të Bashkimit Europian, përcjell Express.
“Kur është dashur që të mendohet për çështjet që ndërlidhen me të mirën e përbashkët, këta thanë që do të votojnë kundër program të IPA’s të Bashkimit Europian”, tha Krasniqi, duke shtuar se mos votimi i kësaj marrëveshje është i dëmshëm për Kosovën.
Më herët në seancë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në ratifikimin e marrëveshjes së IPA, nëse kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nuk jep llogari lidhur me atë se si është formuar Qeveria e Kosovës.