Komisioni Qendror Zgjedhor i Shqipërisë sot në mbledhjen e parë ka marrë vendim unanim për zëvendësimin e vulës së votimit në qendrën e votimit 0626 Qarku i Kukësit, pasi është vërejtur se mungon vula e votimit.
Kreu i KQZ-së, Klement Zguri, ka thënë se është vënë re se në qendrën e votimit 06/26 mungon vula e votimit të kryetarit të kësaj qendre, andaj komisioni PZA i qarkut Kukës i kërkon KQZ-së të marrë autorizim për të marrë të zëvendësuar me vulë rezervë këtë qendre votimi.
“KQZ vendosi të nxjerrë jashtë përdorimit vulën e kryetarit të QK-së numër 0626 Qarku Kukës, e prodhuar sipas modelit të vendimit të zgjedhjeve 12 i pari 2017 dhe ta zëvendësojë atë me vulën rezervë. Autorizohet inspektori rajonal që të dorëzojë në KZAZ në orën 11.00 vulën rezervë për kryetarin e qendrës së votimit numër 0626”, ka thënë Zguri.
Ndryshe, me shtatë vota pro dhe asnjë kundër është miratuar vendimi i KQZ-së që të zëvendësohet vula rezervë e Qendrës së Votimit numër 0626, Qarku Kukës. /KosovaPress/





















