Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sot përfundon afati dorëzimin e kërkesës për akreditim të mediave për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale 2017.
“Aplikimet mund të dorëzohen deri në orën 18:00. Të gjitha detajet lidhur me mënyrën e aplikimit i gjeni në këtë vegzë: http://www.kqz-ks.org/sq/vezhgimi-i-zgjedhjeve”, njofton KQZ.