Legjenda e futbollit shqiptar, Ardian Kozniku pas takimit Kosovë – Kroaci ka thënë se nuk e priste një rezultat kaq të thellë.
Kosova pësoi humbjen e parë në kualifikimet për Botëror, duke pësuar nga Kroacia në “Loro Boriçi” me rezultat prej 6-0. Kozniku për këtë takim ka thënë se kosovarët luajtën shumë butë.
“Ishte një rezultat mjaft i thellë. Ekipi i Kroacisë e ka vërtetuar se është një ekip mjaft i fortë, por këtë rezultat nuk e kam pritur”, tha ai.
“Çdo ndeshje i ka gabimet e veta, por Kosova luajti shumë butë dhe lejoi që Kroacia të luajë lojën e saj. Kroacia është favorite. Kosova është në formim e sipër, ka lojtarë të rinj, dhe me punë të madhe besoj se brenda disa vite ajo do të jetë edhe më e fortë”, ka thënë Kozniku.