Legjenda kosovare e futbollit, Ardian Kozniku këtyre ditëve ishte shkurt në Kosovë për vizita familjare, por ka qenë e pamundur që redaksia jonë të mos e shfrytëzoi restin për një intervistë ekskluzive e cila ndërlidhet me përfaqësuesen e Kosovës në futboll e cila me 2 shtator luan me Kroacinë, dikur përfaqësuesja ku luajti Kozniku, një shtet të cilin e njeh jashtëzakonisht mirë pasi jeton dhe vepron atje me vite të tëra.
Korneri.net, ia bëri disa pyetje interesante në të cilat ai është përgjigjë në mënyrë profesione, edhe pse deri tash askush në Kosovë apo më saktë rreth përfaqësueses nuk e ka pyetur për së paku një këshillë më të vogël për këtë ndeshje, por edhe atë të parën të cila Kosova e humbi në Shkodër 0:6.
Sa i përket ndeshjes në Maksimir, Kozniku u përgjigj:
“Tash pritet ndeshja e dytë në Zagreb përballë Kroacisë që është vaforit apsolut jo vetem në këtë ndeshje por edhe i tërë grupit tonë duke pasur parasysh se ka futbollistë të jashtëzakonshëm në secilin repart e sidomos në mesfushë e cila sipas mendimit tim është ndër më të fortat në Evropë.
Sa i përket taktikës të cilën do ta vendos trajneri, aty unë nuk kamë çfarë të them sepse nuk më takon mua, sepse të gjitha përgjegjësitë i mban vet Bunjaki. Por, ajo që mua nuk më kishte pëlqyer nga ndeshja e parë ka qenë bindja e tij se i njeh lojtarët mirë. Ai ashtu deklaroi para ndeshjes, mirëpo si është e mundur që ta ndryshojë sistemin e lojës katër herë brenda 90 minutave lojë me një skuadër e cila ende nuk është e formuar sa duhet për të bërë kaq shumë ndryshime në lojë.
Kami pranuar shumë gola në Shkodër, dhe ma merr mendja që tash e njeh më mirë Kroacinë dhe të shohim se si do t’i përballet me çfarë sistemi të lojës”, tha Kozniku.
Frika e madhe e gjithë futbolldashësve kosovar është që të mos pësojmë humbje të thellë sërish. Çfarë duhet bëjë në këtë drejtim Bunjaki?
“Sigurisht se lehtë nuk do të jetë kjo ndeshje duke e ditur që tash Kroacia luan në shtëpi. Shumë varet se si do të luajë dhe me çfarë sistemi Kosova, por mund të them se është shumë vështirë të përballesh menjë kundërshtar që është jashtëzakonisht më cilësor në çdo element të lojës.
Këto kualfikime po kalojnë ngadalë, por çfarë duhet bërë Kosova që të jetë më e fortë për kualfikimit për evropianin e ardhshëm, dhe a duhet të ketë ndryshime në përbërje, të ftohen lojtarë tjerë dhe më cilësor sepse ka talentë kosovar nëpër Evropë?
“Ky përgjedhës ka qenë ë gjashtë vite në krye dhe ka bërë seleksionimin në mënyra të ndryshme. Është një temë e gjatë kjo sepse nuk mund ta shtjellosh në pika të shkurtëra. Mirëpo, mua nuk më ka pëlqyer mënyra e punës së tij. Ai ka bërë filtrime është në rregull, por kur erdhën ndeshjet eliminatore, nuk ftoj asnjë futbollist nga e kaluara dhe në asnjë ndeshje nuk ka luajtur me formacion të njëjtë duke ndryshuar nga 3-4 lojtarë. Pas Kroacisë ka pasur shumë kohë të bëjë ndeshje kontrolluese, të provoj edhe lojtarë tjerë, gjë të cilën nuk e ka bërë dhe sërish pas tre muajsh kur erdhi ndeshja tjetër, Bunjaki sërish bëri 3-4 ndryshime në formacion dhe kështu nuk ka gjasa të gjesh rezultate pozitive.”
A je i gatshëm që të jesh përzgjedhës i Kosovës?
“Unë disa herë kam thënë se jam i gatshëm, por nuk varet prej meje. Unë jam i gatshëm dhe i shkolluar për këtë degë sepse kam përvojën e duhur si trajner sepse kam kaluar shumë në futboll jam i shkolluar dhe tek e fundit jam i kualifikuar për këtë punë. Kam qenë trajner dhe ndihmës në shumë klube të njohura si Dinamo, Lokomotiva, Shkëndija apo Inter Zaporesic si në skuadrën e parë ashtu edhe me të rinjë. Përvojën e kam, dëshirën e kam, por tash nuk varet prej meje sepse janë njerëzit kopetent për këtë punë, njerëzit e FFK-së. Unë dëshirë kam, por si do të bëhet ndërkohë, atë nuk e di”, thë në fund Kozniku që e la derën e hapur për Kosovën, dhe pse jo një ditë të jetë ai në krye të përfaqësueses tonë. /Korneri.net