Sport

Kovacic në Premierligë? (Foto)

Mateo Kovacic mund të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere

Mateo Kovacic është emri më i mundshëm që mund të largohet nga Real Madridi pas transferimit të Dani Ceballos nga Real Betis

Ish anëtari i Interit dhe Dinamo Zagrebit mund të transferohet te skuadra e Tottenhamit, e cila ka shfaqur interesim për lojtarin edhe më herët, shkruan Daily Star

Thuhet se Los Blancos është gati të pranojë ofertën e Tottenahm për mesfushorin Mateo Kovacic.

Për të sigluar shërbimet e kroatit, klubi anglez do të derdhë në arkat e Reali Madridit 40 milionë Euro./Express/