Kalidou Koulibaly pritet të largohet nga Napoli për t’iu bashkuar Chelseat.
Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, ka filluar të kërkojë skuadër të re për sezonin e ardhshëm, e që duket të jetë Chelsea.
Për 25 vjeçarin interesim ka shprehur edhe Juventusi – kjo ka frikësuar tifozët, të cilët nuk duan që ai të transferohet te rivalët e Serie A.
Mirëpo, agjenti i lojtarit, Bruno Satin, ka qetësuar tifozët duke thënë se lojtari nuk do të transferohet te Juventusi. Ai ka thënë se Koulibaly mund të transferohet në Premierligë.
“Tifozët duhet të jenë të qetë pasi ai nuk do t’i bashkohet Juventusit. Chelsea dhe Evertoni janë duke kërkuar gjithashtu lojtarin pasi dyja ekipet duan një qendërmbrojtës me kualitete si të Koulibalyt”, ka thënë agjenti i senegalezit.
Sipas asaj që mëson Goal.com, lojtari mund t’i kushtojë ‘Bluve të Londrës’ 45 milionë euro. /Express/