Qendërmbrojtësi i Napolit po e kërkon një klub ku do të mundë të fitonte trofe të rëndësishëm
Kalidou Koulibaly është i gatshëm të largohet nga Napoli gjatë verës që po vjen.
Për këtë siguron e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
Përfaqësuesi senegalez është në kërkim të një klubi të madh, ku do të mundë të fitonte trofe të rëndësishëm.
Interesim për qendërmbrojtësin stabil kanë shprehur Liverpooli dhe Paris Saint-Germaini.
Në “Anfield Road” ai do ta përbënte një dyshe të pakalueshme me Virgil van Dijk.
Gjithashtu, Koulibalyn qe një kohë e pëlqen edhe Manchester Unitedi.
Napoli mund ta shesë futbollistin për 80 milionë euro. /Gazeta Express/