Aktuale

BE-Kosovës: Mos i komplikoni gjërat, ja kur do t’ju hiqen vizat

Bashkimi Evropian, i ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që të mos i komplikojnë gjërat, pasi pas përfundimit të Marrëveshjes së Demarkacionit, do të hiqen vizat.

Zyra e BE-së në një përgjigje për “Indeksonline”, ka ripërsëritur qëndrimin e saj se Kosovës nuk i ka mbetur asnjë kriter tjetër përveç votimit të shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

“Bazuar në progresin e përgjithshëm të arritur nga Kosova në liberalizimin e vizave, sipas udhërrëfyesit të Komisionin Evropian i cili ka paraqitur propozimin për liberalizimin e vizave që nga 4 maji 2016, në kuptimin që nga dita e miratimit të këtij propozimi nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së, Kosova do të duhej të ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe duke treguar rezultate rekorde në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

the authorE B