Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme në muajin nëntor.
Kosova dhe Anglia do të takohen me 17 nëntor në kuadër të takimit të fundit të kualifikueseve për kampionatin evropian ‘Euro2020’.
Dardanët kanë njoftuar se anëtarët e tyre se prej sot fillon rezervimi i biletave për takimin e madh ndaj ‘Tre Luanëve’.
Ja njoftimi i tyre:
Njoftim;
Të gjithë tifozët Dardanë që antarësimin e kan bo në Prishtinë, ftohen që të vijnë në “FanClub Dardanët” të shkruajnë Emrin dhe Mbiemrin për me rezervu biletën për ndeshjën kundër Anglisë, ndeshjën e fundit që e luajmë si vendas në kuadër të ciklit të Europianit.
Shpërndarja e biletave bëhet në ditën e lojës. Në dispozicion bileta ka veq për antarët, me gjith respektin per krejt shoqnin e familjar nuk muna me ju ndihmu me bileta nqofse nuk jeni antar.
Forca Kosova, Forca Dardanët.