Aktuale

Kosovarë, bëni mirë të mos niseni për Shqipëri këtë javë për pushime, ja arsyeja

Duke qenë se temperaturat ranë ndjeshëm këto ditë, pushuesit që kanë vendosur të relaksohen në muajin gusht janë akoma të hutuar nëse do të rriten apo jo temperaturat.
Si do të jetë moti në vijim, a do të kenë fat ata që kanë bërë planifikimet në këtë pjesë të dytë të gushtit? Ja çfarë parashikon Meteoalb:

Në TERMA AFATMESËM: java që vjen sjell rritje të lehta e graduale të temperaturave në të dy vlerat ekstremale ditore duke kulmuar pjesën e dytë të javës.

MAKSIMUMI në rang territori pritet të jetë deri 37°C ndërkohë që parashikohet një rënie e thellë në datat 20 – 21 – 22 gusht 2017.

RESHJET: deri të premten priten vetëm shira të paktë në zona të izoluara, ndërsa parashikohet një përsëritje e tablosë së kësaj fundjave ku e shtunë-e diela shfaqin mundësi shumë të larta për shira dhe stuhi (SQARIM: info do të SAKTËSOHET sërisht në ditët vijuese…)

E HËNË: paraditja karakterizohet nga kthjellime në të gjithë territorin, ndërsa pasditja vijon e kthjellet në bregdet dhe zonat e ulëta por në zonat malore do të ketë vranësira kalimtare, më të dukshme në ekstremet verior dhe verilindor të vendit por pa mundur të gjenerojnë shira.

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse të pandryshuara gjatë orëve të mëngjesit ndërsa një rritje me 2°C sjell mesdita duke bërë që në rang territori minimumi të mbetet rreth vlerës 13°C, ndërsa maksimumi të ngjitet në 33°C.

the authorE B