Një dekadë pas shpalljes së pavarësisë Kosova mbetet vendi më i varfër në europë. Sipas Bankës Botërore të ardhurat mesatare për kokë banori në Kosovë llogariten në 10 mijë dollarë amerikanë, të shprehura sipas standardit të fuqisë blerëse.
Ky është niveli më i ulët në Ballkan, që pasohet nga Shqipëria me 11 mijë e 500 dollarë për kokë banori. Kjo i bën dy shtetet shqiptare më të varfrat e Ballkanit dhe Europës, ndërkohë që ekonomitë e tjera fqinje kanë një nivel të ardhurash që varion nga 12 mijë deri në 18 mijë dollarë
Prapambetja ekonomike e Kosovës është rezultat edhe i luftës me Serbinë, shtetit nga i cili ajo fitoi dhjetë vjet më parë, pavarësinë për t’u vetë qeverisur, por nga i cili mbetet ende shumë i varur ekonomikisht.