Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll, sot luan ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për Europianin U21, që mbahet në Itali dhe San Marino, në vitin 2019.
Ndeshja ndërmjet Kosovës U21 dhe Norvegjisë U21, do të luhet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, duke filluar nga ora 19:00.
Kjo është ndeshja e parë që Kosova U21 e luan si vendas. Në ndeshjen e parë në kuadër të këtyre kualifikimeve, Kosova ka humbur nga Irlanda me rezultat 1-0.
Ndërsa, ndeshjen e dytë e ka fituar si mysafir i Norvegjisë me rezultat zyrtar 3-0, pasi norvegjezët kishin aktivizuar në lojë futbollistin Krostoffer Ajer, i cili nuk kishte të drejtë loje, për shkak të dy kartonëve të verdhë.