Sot (e premte) me fillim nga ora 12:00, do të tërhiqet shorti për finalet e Ligës së Kombeve.
Janë katër ligat që do të mësojnë fatin e tyre për ndeshjet finale.
Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar në vendin e parë në Ligën D, dhe në gjysmëfinale do të takohet me Maqedoninë e Veriut në udhëtim, shkruan lajmi.net.
Ndeshja tjetër gjymsëfinale në ligën e Kosovës, është ajo mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.
Në shortin që sot tërhiqet nga UEFA, do të mësohet se cili fitues i gjysmëfinaleve do të ketë mundësinë që finalen ta luajë para publikut të saj.
Ndeshjet gjysmëfinale luhen më 26 mars, ndërsa finalja më 31 mars.