Ministri i Financave, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Mal të Zi, është pritur në takim nga ministri i Financave të Malit të Zi, Darko Radunovič, si dhe zyrtarë tjerë të lartë të këtij shteti.
Ministri Hoti në takim me zyrtarët qeveritar; të Malit të Zi ka paraqitur propozimin e Qeverisë së Kosovës për organizimin dhe mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive, ku me këtë rast do të nënshkruheshin shumë marrëveshje të fushën e ekonomisë.
“Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën e përgjithshme makrofinanciare, Inicimin e Marrëveshjes së Eliminimit të Tatimit të Dyfishtë, bashkëpunimin për përmirësimin e kushteve të të bërit biznes ndërmjet dy vendeve, përmirësimin e proceduarve fiskale dhe doganore, bashkëpunimin në fushën e shkëmbimit të informacionit në përputhje me kuadrin ligjor të secilit vend, përafrimin dhe harmonizimin e ngarkesave doganore për mallrat që paguajnë akcizë, sidomos duhanit dhe kafesë si dhe për unifikim të dokumentacionit për import – eksport”- njofton komunikata për media.
Gjatë vizitës së tij Ministri Hoti u takua edhe me Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu, si dhe me Ministrin për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Mehmed Zenka, ku diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. /Gazeta Express