Kosova do të marrë pjesë me gjashtë garues në Kampionatin Evropian U23 që do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor në Podgoricë të Malit të Zi
Trajneri i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuaka ka njoftuar se Kosova do të jetë më gjashtë garues në Kampionatin Evropian U23.
Këtij ekipi do t’i prij Distri Krasniqi kampione e vitit t kaluar, e ndjekur nga Akil Gjakova, që po ashtu fitoi medalje një vit më parë.
Kuka thotë se pret paraqitje të mirë të xhudistëve dhe medalje nga ky kampionat.
“Nesër dhe pasnesër në Podgoricë ekipi ynë merr pjesë në Kampionatin Evropian U23 me 6 garues.
Ekipit do i prij Distria Krasniqi Kampione Evropiane e vitit të kaluar në kategorinë 52 kg që edhe sivjet pretendon medalje si dhe Akil Gjakova medalist i vitit të kaluar në kategorine 73 kg.
Në Podgoricë marrin pjesë edhe :
Flaka Loxha 57 kg
Leutrime Krasniqi 57 kg
Laura Fazliu 63 kg
Loriana Kuka 70 kg
Presim paraqitje të mirë dhe medalje nga ky Kampionat”, shkruan Kuka në Facebook. /Express/