Ndërmarrës të rijnë, ICK dhe investitori Engjull nga Kosova marrin pjesë në Web Summit 2016 në Lisbonë, Portugali.
Themeluesit e start-up kompanisë Formon e cila prodhon printer 3D, të shoqëruar nga ndërmarrësi dhe investitori ‘Engjull’, Ardian Hoxha, dhe nga menaxheri i inkubatorit të ICK-së, Safet Rama, morën pjesë në një nga konferencat më të mëdha të botës së teknologjisë, Web Summit, që këtë herë është mbajtur në Lisbonë, Portugali.
Të pyetur rreth kësaj eksperience të jashtëzakonshme, themeluesit e Formon u shprehën: “Kjo konferencë na ka hapur dyert për tregje të reja, sepse morëm porosi nga një numër i madh i blerësve, qofshin ata individual apo të institucioneve të ndryshme. Gjithashtu, arritëm edhe të krijojmë lidhje me partnerë të ndryshëm për furnizim me lëndën e parë, gjë që do na ndihmojë shumë. Mirëpo, çfarë është më me rëndësi, investitorë të ndryshëm u shprehën që janë të gatshëm të investojnë në kompaninë tonë, me shuma nga 100,000 EUR deri 2,000,000 EUR, me të cilët edhe do të vazhdojmë negociatat pas konferencës. Këto rrjedha na motivuan edhe më shumë për të punuar dhe për të dhënë më të mirën tonë”.
Ndërsa Rama nga ICK, u prononcua se përpos përkrahjes për kompaninë Formon, ndihmë është siguruar edhe për kompani tjera. “Kemi mbledhur kontakte të rëndësishme të cilat do t’u ndihmojnë në partneritete të ndryshme kompanive ekzistuese në inkubator si dhe kompanive që me sukses kanë dal nga ICK-ja. Po ashtu, kemi lidhur kontakte me akseleratorë të ndryshëm, duke krijuar kështu mundësi të bashkëpunimit në mes ICK-së dhe tyre”.
Ardian Hoxha, investitor dhe ndërmarrës kishte më shumë se një qëllim në këtë konferencë të jashtëzakonshme.
“Pos përkrahjes së kompanisë Formon që të prezantohet sa më denjësisht në Web Summit, fokusi im ishte edhe që të gjej kompani të reja (start-up) që kanë potencial për sukses me qëllim të investimit në to. Gjithashtu, dhe me shumë rëndësi për mua, ishte që të krijoj lidhje me investitorë tjerë ‘Engjuj’, për t’ua prezantuar atyre kompanitë me potencial nga Kosova në të cilat u rekomandova që të investojnë”.
Konferenca si këto u vinë në ndihmë jo vetëm kompanive individuale, por gjithë vendit. Janë evente si këto, dhe prezantimi i denjë nga pjesëmarrësit e lartpërmendur, qe i hapin Kosovës dhe bizneseve rrugën e suksesit.
Pjesëmarrësit e mëdhenj në Web Summit: (websummit.net/attendees/
Cisco, Facebook, Google, Microsoft, IBM, Philips, Hypoerloop, Goldman Sachs, Amazon, MIT, Redbull, eBay, New York Times, VMware, Greylock, Techstars, Salesforce, Volswagen, BMW, Aston Martin, Autodesk, Forbes, Shell, TIME Magazine, The Guardian, YCombinator, Buzfeed, Airbnb, Techcrunch, PayPal, Wired Magazine, Mashable, Dell, etj.