Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e parë në rrethin e parë kualifikues për Euro 2022, që po mbahet në Gjeorgji.
‘Dardanët’ në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupin F, janë mposhtur nga Kombëtarja e Gjermanisë, me rezultat 8:4.
Kosova edhe pse e para kaloi në epërsi pas 27 sekondash me golin e Maxharraj, nuk arriti të ruante eprësinë, duke u përmbysur nga Gjermania.
Fundi i pjesës së dytë, ishte fatal për Kosovën, që nuk arriti t’i bënte ballë sulmeve të Gjermanisë, duke u mposhtur në fund 8:4.
Ndeshja e radhës e Kosovës është ajo kundër Gjeorgjisë ditën e premte.
Pas dy xhirove, Kosova numëron tri pikë në grupin F, pasi në përballjen e parë ka mposhtur Austrinë./Lajmi.net/