Tjetër humbje për Kosovën në basketbollin e meshkujve. Pas disfatave ndaj Lituanisë dhe Hungarisë përfaqësuesja e Kosovës u mposht edhe në ndeshjen e tretë për eliminatoret e Botërorit që do të zhvillohet në Kinë.
23 pikët e Dardan Berishës i cili ishte pikëshënuesi më i mirë i sfidës nuk i mjaftuan Kosovës që humbi thellë me rezultatin 90-62 në transfertën polake. Vendasit e nisën furishëm sfidën teksa regjistruan një rezultat të pjesshëm 13-0 ndërkohë që Kosova, 5 pikët e para i shënoi pas plot 5 minutave lojë.
Polonia megjithatë e dominoi takimin nga fillimi në fund dhe sfida nuk kishte aspak histori. Ndeshjen e rradhës Kosova do ta ketë sërish në transfertë ndaj Rumanisë në datën 26 shkurt.