Perfaqësuesja e Kosovës në basketboll, ka pësuar humbjen e dytë në kuadër të Grupit C të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Kina 2019”.
Kosova u mposht nga Hungaria me rezultat 84:76 në ndeshjen e zhvilluar në Debrecen të Hungarisë.
Në radhët e Kosovës në këtë ndeshje, koshashënuesi më i dalluar ishte kapiteni Dardan Berisha me 22 pikë, i ndihmuar edhe nga Scott Bamforth me 21 pikë.
Tek vendasit, David Vojvoda dhe Krisztian Wittmann me nga 20 pikë.
Ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Fönix Hall” në Debrecen, e pëcollën edhe pesë gazetarë sportivë nga Kosova, nën organizimin e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.
Udhëtimin e gazetarëve në Hungari e ndihmuan Federatq e Basketbollit të Kosovës dhe Hotel “Nartel”.
Shoqata e gazetarve sportive të Kosovës, ka udhetuar në Hungari për të ndjekur nga afër eliminimet e Botrorit, Kina 2019.