Kosova ka pësuar humbjen e dytë nga Ukraina në kualifikimet për Eurobasket 2017
Ukraina ka mposhtur Kosovën me rezultat të thellë 100:61, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet Eurobasket 2017.
Ukraina ishte skuadër më e mirë gjatë tërë takimit dhe kjo u pa edhe në pjesën e parë, e cila u përmbyll me rezultat 55:28.
Vendësit me lojë të mirë vazhduan edhe në pjesën e dytë, duke fituar në fund me 39 pikë diferencë 100:61.