Kosova është mundur nga Kroacia me rezultatin e thellë 6-0.
Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e dytë të vlefshme për kualfikim në Botërorin ‘Rusia 2018’.
Mario Mandzukic fillimisht kaloi në epërsi kroatët në këtë takim pas vetëm 6 minutave lojë. Sulmuesi i Juventusit më pas kompletoi het-trikun për ta dërguar në pjesën e parë me avantazhin 3-0 ekipin kroat, pas dy golave tjerë në minutat 24 dhe 35.
Kroacia dominoi edhe në pjesën e dytë, përkundër iniciativës dhe disa aksioneve të bukura nga Përfaqësuesja e Kosovës, të cilat fatkeqësisht nuk u konkretizuan me gol.
Goditjen përfundimtare Kosovës i dhanë Matej Mitrovic dhe Ivan Perisic, të cilët shënuan në minutat 68 dhe 85 për rezultatin përfundimtar 6-0.
Kosova pas kësaj humbje renditet e fundit në grupin I me vetëm 1 pikë pas dy ndeshjeve, kurse Kroacia kryeson me 4 pikë. /Gazeta Blic/