Sport

Kosova nuk mund t’i luajë ndeshjet në Stadiumi “Adem Jashari” (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës nuk mund t’i luajë ndeshjet në Stadiumi “Adem Jashari” për shkak të sigurisë

 Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, aktualisht është më së afërmi për t’i plotësuar kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare ndërkombëtare, shkruan Koha Ditore.

Duhen edhe disa investime për t’u bërë stadium i kategorisë së katërt, që është minimumi i kërkuar nga UEFA dhe FIFA. Por edhe nëse bëhet gati, do të shërbejë vetëm për gara në nivelit vendor apo edhe për ndonjë miqësore. Kjo për shkak të ndjeshmërisë politike në këtë qytet.

Ministri i Kulturës, i Rinisë, i Sportit, Kujtim Shala, të mërkurën, para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar se në bazë të një raporti të KFOR-it, nuk ka siguri që Kosova t’i luajë ndeshjet në stadiumin “Adem Jashari”.

Përfaqësuesja e Kosovës në stadiumin ‘Adem Jashati’ më herët ka luajtur dy miqësore, ndaj Haitit dhe Turqisë. /Express/