Kombëtarja e Kosovës me 13 nëntor do të luaj miqësoren ndaj Letonisë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë
Kosova vazhdon të jetë pa trajner që prej largimit të Albert Bunjakit me 9 tetor, por vendin e tij për miqësoren ndaj Letonisë do ta mbaj trajneri Muharrem Sahiti.
Ai nesër do të mbajë një konferencë për media në orën 11:00, ku edhe do të behje të ditur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Letonisë.
“Në prag të ndeshjes miqësore të Kombëtareve A, Kosova-Letonia, e cila do të zhvillohet më 13 nëntor në stadiumin “Adem Jashari “ në Mitrovicë, trajneri i Kombëtares A, Muharrem Sahiti, nesër më 8 nëntor, në orën 11:00, do të mbajë konferencë për media. Me këtë rast, Sahiti do të publikojë listën e futbollistëve të ftuar për këtë miqësore”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Express/