Sport

Kosova në kërkim të fitores së parë

Kosova do të përballet me Ukrainën, sonte nga ora 18:00, në kuadër të Grupit E të eliminatoreve për “Eurobasket 2017”.

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, sonte nga ora 18:00, do të luajë kundër Ukrainës në terren neutral- në Lituani.  Për Kosovën kjo do të jetë ndeshja e pestë në eliminatoret për ‘Eurobasket 2017’ pas katër humbjeve rresht.

Ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës, e zhvilluar në Mitrovicë është mbyllur me fitoren e mysafirëve 70:63, ndonëse deri në tre minutat e fundit të ndeshjes, rezultati ishte i barabartë.

Ekipi i Arben Krasniqit zë vendin e fundit në grup me katër pikë të mbledhura, derisa Ukraina është e dyta me shtatë pikë. Grupit i prin Sllovenia me tetë pikë, ndërsa Bullgaria ka pesë pikë dhe renditet në pozitën e tretë.

Dy vendet e para e sigurojnë kualifikimin për në Eurobasket 2017, kurse vendi i tretë e siguron ciklin e kualifikimeve për Kampionatin Botëror.