Kosova do të zhvilloj ndeshje miqësore kundër Letonisë në Adem Jashari gjatë muajit nëntor.
Më parë, presidenti i FFK-së për Indeksonline kishte konfirmuar se janë duke zhvilluar bisedime për të zhvilluar një ndeshje në Mitrovicë.
Gjatë ditës së sotme mësohet se kundërshtari i Kosovës do të jetë Letonia.
Kombëtarja letoneze gjatë ciklit kualifikues ka qenë i renditur në grupin B, përkrah kombëtareve si Portugalisë dhe Zvicrës, ku në nëntë ndeshje ka grumbulluar katër pikë. /IndeksOnline/