Sport

Kosova mban seancën e fundit para ndeshjes me Islandën

Ka nisur seanca e fundit e përfaqësueses së Kosovës në futboll, para ndeshjes me Islandën.

Kosova dhe Islanda do të përballen nesër mbrëma në ‘Loro Boriqi’ në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’, transmeton KosovaPress.

Përfaqësuesja e Kosovës ka tri ditë që është grumbulluar për këtë ndeshje tejet të rëndësishme, derisa tashmë po mbahet seanca e fundit. Tekniku i Kosovës për më shumë së një orë do të ketë rastin të shohë nga afër formën e lojtarëve vetëm një ditë para ndeshjes me islandezët luftarakë.

Pas kësaj stërvitjeje, Albert Bunjaki do t’u drejtohet mediave të shumta për të folur rreth ndeshjes së nesërme.

Kujtojmë së Kosova në këtë ndeshje vjen pas barazimit me Finlandën dhe tri humbjeve, kundër Kroacisë, Ukrainës dhe Turqisë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Islandës nis në orën 20:45. /KosovaPress/