Sport

Kosova, gati për Norvegjinë

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 e ka zhvilluar të dielën stërvitjen e fundit në Drammen, para ndeshjes së dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2019, që do ta zhvillojë sonte, duke filluar nga ora 19:00, ndaj Norvegjisë.

Ekipit dje i është bashkuar edhe ylli Bersant Celina. Trajneri Rafet Prekazi premton se ekipi i tij do ta japë 100-përqindëshin dhe se do të bëjë paraqitje të mirë, duke shtuar se edhe nëse ekipi i tij humb nuk do të merret kjo si tragjedi. /Zëri/