Aktuale

Kosova e Zvicra nënshkruajnë eliminimin e tatimit të dyfishtë

Ministria e Financave organizon ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit Federal i Zvicrës.

Nënshkrim i Marrëveshjes do të bëhet nga ministri i Financave, Avdullah Hoti, dhe ambasadori i Zvicrës në Prishtinë, Jean Hubert Lebet.

Ceremonia do të mbahet sot në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

the authorE B