Përzgjedhësi i Kosovës U-19 në konkurrencën e femrave, Kushtrim Munishi e ka bërë publike listën e futbollisteve për udhëtimin në Gjermani, ku Kosova do t’i zhvillojë ndeshjet parakualifikuese për Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.
Ndeshjet do të zhvillohen në Duisburg, prej 11 deri më 18 shtator.
Kosova është në grup me Gjermaninë, Malin e Zi dhe Islandën. /arbresh.info/
Lista e futbollisteve e Kosovës U 19 femrat
Florentina Kolgeci – Mitrovica
Erda Podvorica – Bazeli 2015
Mejreme Bunjaku – Kosova (P)
Kaltrina Biqkaj – Intelektualet
Diellza Hyseni – Bazeli 2015
Valentina Ternava – Kosova (P)
Gjenifer Pjetri – Dukagjini
Elda Reqica – Vizioni
Bleona Zhabari – Mitrovica
Afërdita Mushica – Waker Munchen
Albina Ademi – Liria
Verona Berisha – Kosova (P)
Laurita Ahmeti – Intelektualet
Edona Lika – Vizioni
Jehon Shala – Liria
Leonora Ejupi – Warendorf
Marigona Tahiri – Mitrovica
Rita Olluri – Ulpiana
Rina Arifi – Hoger Op Wolvertem
Aurora Behluli – Zurich