Kosova ka pësuar humbje nga Islanda, me rezultat 1-2, të premten mbrëma në ‘Loro Boriqi’ të Shkodrës, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’.
Përfaqësuesja jonë pëson disfatën e katërt në këto eleminatore, edhe pse sonte bëri paraqitje të mirë përballë një skuadre të fortë sic është Islanda.
Futbollistët e Kosovës mjat mirë e nisen lojën, duke u shfaqur më e rrezikshme, por skuadra mike shpejt i rehabilitou radhët e veta dhe shënoi dy gola.
Fillimisht shënoi Skulason (25’), e më pas Sigurdson (35’) nga penalltia, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Kosova bëri lojë mjaft të mirë në fraksionin e dytë, duke e kërkuar vazhdimisht golin dhe atë e gjeti përmes Atdhe Nuhiut në minutën e 53-të. Por, kjo ishte e tera çfarë bën djemtë tonë, edhe pse deri në fund e kërkuan golin e barazimit, por tentimet e skuadrës sonë ishin të kota, kështu që ndeshja mbyllet me fitoren e Islandës./KosovaPress/