Sport

Kosova dorëzohet përballë Turqisë (Video)

Kosova ka pësuar humbje 2:0 nga Turqia.

Kosova ka pësuar humbjen e tretë me radhë në Grupin I në kuadër të kualifikimeve për Botërorin ‘Rusia 2018’, përcjell Gazeta Express.

Djelmoshat e Albert Bunjakit u mposhtën 2:0 në Antalya stadium, ku në pjesën e parë treguan një tjetër fytyrë. Madje në fund të pjesës së parë, mesfushori Valon Berisha mund ta kalonte Kosovën në epërsi, por shtylla ia mohoi golin.

Me të filluar pjesa e dytë, Turqia shënoi dy gola të shpejtë kundër Kosovës. Burak Yilmaz (51’) dhe Volkan Sen (55’) vulosën fitoren e Turqisë ndaj Kosovës prej 2:0.

Kjo ishte humbja e tretë për Kosovën, teksa regjistron një barazim nga katër ndeshja sa i ka zhvilluar deri më tani në Grupin I. /Express/