Kosova e ka deklasuar me rezultat të thellë Shqipërinë në një miqësore që u zhvillua në Zvicër.
Një Kosovë brilante! Një Kosovë me një të ardhme të ndritur! Një Kosovë që me këtë ndeshje ka treguar se nuk do ta këtë shumë problem kalimin e grupit të saj në Ligën e Kombeve.
Përfaqësuesja e Kosovës luajti mirë që nga fillimi i këtij takimi dhe ishin vazhdimisht në kërkim të golit të epërsisë.
Rastin e parë e pati Denis Avdiaj në minutën e 15’të të ndeshjes por Berisha arriti që ta pret goditjen e tij që ishtë shumë e lehtë.
Por nuk vonojë shumë.
Goli i parë për Kosovën erdhi në minutën e 20’të. Arbër Zeneli mori një top të mirë nga Herolind Shala, të cilin e shndërroi në gol. Ish portieri i 2 korrikut të Prishtinës, Etrit Berisha nuk mundi që ta pret goditjen e tij që ai e shndërroi në gol.
Kosova mundi të kalojë në epërsi edhe në fund të takimit por disa mundësi të mira për shënim nuk i shndërroi në gol, por në fund të pjesës së parë kishte posedimin dhe mundësitë për gol, që ishte ndryshe prej Shqipërisë që nuk tregoi asgjë nga kjo ndeshje.
Pjesa e dytë përsëri ishte më e mirë për Kosovën.
Se ishte kështu u tregua në minutën e 51’të ku përsëri ishte Arbër Zeneli që përsëri shënoi një gol të bukur në minutën e 51’të.
Kosova vazhdoi ta sulmoi Shqipërinë. Derisa para dy minutave Zhegrova humbi një mundësi të mirë për shënim, ai shënoi në minutën e 67’të.
Ai e nisi për krosim të Nuhiu golin e tretë por ai përfundoi në rrjetë.
Kosova e rrahu shtyllën në minutën e 88’të derisa me këtë rezultat përfundoi edhe takimi.
Kjo është fitorja e 4 në miqësore e Kosovës qëkurse atë e mori në drejtim Bernard Challand pas largimit të Albert Bunjakut nga Kosova. /GazetaExpress/