Rajon & Botë

Koreja Veriore: Kemi ushtri të pamposhtshme, me të do ta kryejmë luftën e shenjtë

Koreja Veriore ka pohuar se e posedon një ushtri të pamposhtshme dhe ka paralajmëruar se është duke e pritur një urdhër për ta nisur një luftë të shenjtë përfundimtare.

Sulmi, sipas Koresë Veriore, do të shndërrohet në një det me zjarr dhe do t’i shkatërrojë imperialistët amerikanë, transmeton Express.

Këto komente janë bërë të premten nga gazeta e Koresë Veriore, Rodong Sinmun, e cila është medium zyrtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë, që udhëhiqet nga Kim Jong-un.

Artikulli, i përkthyer në anglisht nga KNCA, ka thënë se ushtria e vendit është ushtri e pamposhtshme dhe e pajisur me mjete të fuqishme sulmuese dhe ka taktika fituese./Express/

the authorE B