Prania e tri aeroplanmbajtëseve amerikane “Ronald Reagan”, “Theodore Roosevelt” dhe “Nimitz” në Gadishullit Korean po e shtyn rajonin më afër luftës bërthamore, thuhet në një letër të dërguar nga Koreja e Veriut në Kombet e Bashkuara, raporton CNN, përcjell Indeksonline.
Transportuesit e avionëve amerikanë së bashku me anijet luftarake shtesë në batalionet e tyre luftuese marrin pjesë në një stërvitje detare ushtarake katër ditore.
Kjo është hera e parë në tre dekadat e fundit që tre transportuesit avionëve amerikanë lundrojnë së bashku në formacion luftimi, në Paqësorin perëndimor.
Në ushtrim marrin pjesë dhe forcat detare e Koresë së Jugut dhe Japonia.
“Këto ushtrime krijojnë situatën më të keqe ndonjëherë në dhe rreth gadishullit Korean,” tha i dërguari i Koresë së Veriut në OKB Song Jaw Nam në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
“Uashingtoni tani është duke kryer ushtrime të luftës futjen e pajisjeve për luftë bërthamore në dhe rreth gadishullit Korean, e cila dëshmon se SHBA po përshkallëzon tensionet dhe minojnë paqen,” thuhet në letër. /Indeksonline/