Këngëtari i njohur Korab Shaqiri pak kohë më parë është bërë baba për herë të parë.
Ai është bërë baba i një djali të cilin e pagëzuan me emrin Alte.
Korab deri më tani përmes fotografive që ka postuar në rrjetet sociale ka dëshmuar se është një baba dhe bashkëshort shumë i përkushtuar.
Korabi pak minuta më parë në profilin e tij në Instastory ka postuar një fotografi të djalit teksa ai është ende në gjumë.
Mirëpo Korabi nuk ka mundur pa e ndarë këtë fotografi me fansat e tij duke shkruar se kjo është pamja më e ëmbël për të në mëngjes.
“Pamja më e ëmbël e çdo mëngjesi”, kishte shkruar Korabi.